Klubi nga Podujeva, Llapi e ka gjetur zëvendësuesin e Ahmed Januzit, i cili sot ka ‘firmosur’ me Prishtinën pas një viti të kaluar në “Zahir Pajaziti”, transmeton Llapi.info
Ekipi që drejtohet nga Tahir Batatina ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur kosovar, Enis Zabërgja.
Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili në llogarinë e tij ka njoftuar për rikthimin në ‘shtëpinë’ e vjetër.
“Dua të ju njoftoj se që nga sot kam arritur marrëveshje me FC Llapin. Jam i lumtur që do të kthehem përsëri para tifozëve llapjan, aty ku kam fituar gjithçka që mund të fitohet”, ka shkruar ndër të tjerash Zabërgja.
Ndryshe, në të kaluarën Zabërgja ishte pjesë e disa skuadrave të njohura në vend si: Hysi, Trepça ’89, Trepça, Vushtrria, Hajvalia, Drenica dhe KEK-u./Llapi.info