Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që përballja Llapi- Feronikeli e cila u ndërpre të dielën, t’i takoj ekipit mysafir me rezultat zyrtar 3 me 0.
“1.Ndeshja e zhvilluar në Merdar ndërmjet KF Llapi – KF Feronikeli, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3:0 në të mirë të KF “Feronikelit””, thuhet në njoftim të FFK-së, njofton Llapi.info.
Sipas FFK-së, organizatori i ndeshjes do t’u nënshtrohet masave ndëshkuese të cilat janë të parapara më rregulloren disiplinore.
Ndeshja e xhiros së nëntë e Vala Superligës së Kosovës u ndërpre në minutën e 65 pasi një tifoz sulmoi gjyqësorin anësorë Erdoan Baliqi.
Sipas rregullores Llapi ka të drejtë të ankohen në afat prej tetë ditësh./Llapi.info