Prishtina ka arritur të triumfoj në stadiumin “ Agron Rama” në Obiliq kundër Llapit me rezultat 3- 1.
Me gjithë përforcimet e bëra, që të dy ekipet nuk arritën që gjatë 45 minutëshit të parë të gjejnë rrugën për tek goli, njofton Llapi.info.
Raste të mira shënimi kishte si nga Prishtina ashtu edhe Llapi, por që portierët e të dy skuadrave u treguan të vëmendshëm dhe kështu 0:0 përfundoi edhe pjesa e parë e këti takimi.
Me të filluar pjesa e dytë, Prishtina hyri më këmbëngulëse dhe kjo u vërejt që në minutat e parë të kësaj pjese. Ishte minuta e 47 kur Shend Kelmendi shënoi për 1:0 për Prishtinën.
Kur pritej që bardh e kaltërit nga Podujeva të merrnin veten, ndodhi e kundërta. Prishtina realizoi edhe golin e dytë me anë të Jonuzit në minutën e 60 pas një asistimi të mirë nga Makenda.
Se goli i dytë i demoralizoi djelmoshat e Batatinës u vërejt kur pas dy minutash Prishtina realizoi edhe golin e tretë. Makenda i cili ishte asistues i golit të dytë, kësaj radhe shënoj për rezultatin 3 me 0.
E gjithë ajo që bëri Llapi ishte një gol i shënuar në minutën e 71. Pas një tollovie në zonën e rrezikshme të Prishtinës, Sinani shënoj golin e parë dhe të vetëm për Llapin në këtë takim. Pas këti goli, Llapi shumë leht ka mundur ta ngushtoj rezultatin dhe të kërkoj një barazim ku vetëm pas tre minutash, Florim Berbatovci goditi transverzalen e kundërshtarit.
Rezultati në këtë takim deri në fund nuk ndryshoi më dhe kështu Prishtina regjistron fitoren e parë në këtë kampionat./Llapi.info