Superliga e Kosovës në futboll po bëhet çdo javë e më interesante pak para përfundimit të edicionit, shkruan Llapi.info
Gjersa Prishtina barazoi dje kundër Dritës, Llapi kërkon fitoren e radhës në ndeshjen e sotme kundër Trepçës ‘89 për të barazuar pikët me ekipin nga kryeqyteti.
Ndeshja e kësaj xhiroje luhet në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 16:00.
Klubit nga Podujeva i duhet fitorja për të realizuar ëndrrën e kurorëzimit me titull, teksa edhe Trepça ‘89 për t’i ikur barazhit.
Llapjanët në këtë ndeshje vijnë pas fitores në shtëpi kundër Dritës, ndërsa “Torcidat” mposhtën Lirinë.
Gjatë këtij edicioni, llapjanët kanë bilanc pozitiv ndaj mitrovicasve me një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e zhvilluara.
Pas 29 javëve, Llapi numëron 66 pikë në vend të tretë, 5 më pak se lideri Feronikeli, kurse Trepça ’89 pozicionohet në vend të pestë me 39 pikë të arkëtuara./Llapi.info