Sot zhvillohet vetëm një ndeshje e xhiros së nëntë në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, njofton Llapi.info.
Llapi e pret Ferizajn në “Zahir Pajaziti” me të vetmin synim fitoren dhe kalimin në vend të parë. Ndeshja pritet të fillojë nga ora 14:30.
Bardh e kaltrit nga Podujeva përpara “Legjendave” hynë të motivuar në këtë duel pas triumfit kundër Feronikelit, ndërsa Ferizaj u mposht para tifozëve të vet nga Ballkani.
Para kësaj ndeshje, Drita, Llapi dhe Ballkani ndajnë pozitën e parë me 17 pikë por me golaverazh të ndryshëm, kurse Ferizaj radhitet në pozitën e dhjetë me 6 pikë të grumbulluara.
Visar Kastrati, Benon Këpuska, Meriton Berisha dhe Gramos Shala do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje./Llapi.info