Pas fitores në Digitalb Kupë ndaj Trepçës’89 dhe disfatës së parë në pranverë nga Prishtina, kampioni vjeshtor Llapi, po bëhet gati për ndeshjen e ardhshme kampionale, në një tjetër derbi atë kundër skuadrës së tretë në tabelë Dritës.

Skuadra e Tahir Batatinës po përgatitet me seriozitet maksimal për duelin e rëndësishëm
kampional, pasi përballë do të ketë kundërshtar të fortë dhe me ambicie të mëdha sivjet.
Pasi në ndeshjen e fundit kundër Prishtinës, Llapi luajti pa dy lojtarë domethënës si Ilir Blakçori dhe Florim Bërbatovci, ndërsa Mentor Zhdrella u inkuadrua në lojë vetëm në pjesën e dytë pasi ishte i sëmurë.

Fotografia e K.F. Llapi

Korneri.net mori konfirmimin zyrtarë nga trajneri Batatina, i cili konfirmoi se që të tre këta futbollistë do të jetë të gatshëm dhe me shumë gjasë edhe do të startojnë ndaj Dritës. Ndeshja luhet në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të dielën me fillim nga ora 13:00.