Fc Llapi, ka bërë zyrtare edhe dy blerje të reja në radhët e tyre në këtë afat kalimtar.
Granit Begolli dhe Agon Xhaka janë dy lojtarët më të ri të skuadrës futbollistike nga Podujeva, Fc Llapi, njofton Llapi.info
Këto dy transfere janë bërë publike edhe në faqen zyrtare të Fc Llapit.
Kujtojmë se deri më tani këta dy lojtarë karrierën e tyre e kanë zhvilluar në skuadrën e kryeqytetit Fc Prishtina.
Mirëpo, forma e dobët e Prishtinës në gjysmësezonin e parë të Raiffaisen Superligës së Kosovës ka bërë që këta dy lojtarë të largohen drejt skuadrës së Llapit e cila momentalisht gjendet në pozitën e dytë të Super Ligës së Kosovës.
Agon Xhaka kaloi sot në radhët e llapjnëve./Llapi.info
Kurse, Granit Bekolli iu bashkua skuadrës së Llapit disa ditë më parë./Llapi.info