“Fitues nuk janë ata njerëz qe nuk dështojnë asnjëherë por ata të cilët nuk dorëzohen kurrë” është citati i shpërndarë në facebook nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Me këto fjalë siç duket Batatina i’u është referuar futbollistëve të tij.
Mposhtja nga Trepça 89’ në sezonën e vitit 2014/ 2015 në stadiumin e qytetit të Prishtinës la llapjanët edhe një vit në ligën e dytë të futbollit kosovarë, njofton Llapi.info
Mirëpo, Llapi nuk u dorëzua. Loja e bukur dhe motivi që kishin djelmoshat e Batatinës rriti akoma shpresat e tyre për futjen në Superligë. Vetëm një vit pas, Llapi u fut në Superligën e futbollit kosovarë.
Meqenëse një skuadër e re nga mosha por jo nga historia, Llapi nga askush nuk konsiderohej si favorit për më të mirin në vend.
Mirëpo, tani gjërat kanë ndryshuar. Tashmë e pak kohë, falë lojës së bukur ekipore Kf Llapi gjendet në vend të dytë të Superligës së Kosovës.
E gjithë ajo që mund të pengonte këta futbollistë drejt rrugëtimit dhe ëndërrave të tyre ishin kushtet jo të mira në fushë. Pas disa ndeshjeve te luajtura në stadiumin e qytetit” Zahir Pajaziti” Kf Llapi u zhvendos që përballjet tjera t’i zhvilloj në stadiumin e Merdarës.
Fusha e dobët, lloqi i krijuar nga të reshurat atmosferike, tribunat e shkatërruara si dhe shumë gjëra të tjera shtynë drejtuesit e Bardhë e Kaltërve llapjanë që të fillojnë renovimin e stadiumit të qytet “Zahir Pajaziti”.
Zhvendosja në një fushë të re dhe zhvillimi i ndeshjeve si mysafir siç duket nuk ka paraqitur një problem, të paktën deri më tani për llapjanët.
Në pesë ndeshjet e fundit ata kanë arritur që të nxjerrin dhjetë pikë. Kanë humbur një ndeshje dhe kanë barazur një tjetër.
Falë formës së shfaqur gjatë gjithë gjysmës së parë të sezonit, tashmë kjo skuadër renditet në vendin e dytë të tabelës së Raiffaisen Superligës së Kosovës dhe atë, vetëm një pikë largë kreut.
Llapi, me të filluar gjysmësezona e mbetur e futbollit vendor, më 27 shkurt do të ketë dy përballje të forta.
Do të presin në shtëpi ekipin e Gjilanit poashtu në formë, i cili mban pozitën e tretë dhe vetëm një javë pas, më 5 mars, do t’i shkojë kampionit vjeshtor, Feronikelit./Llapi.info