Xhelil Abdullai, është përforcimi më i ri në ekipin nga Podujeva, njofton Llapi.info
Mbrojtësi nga Tetova ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin nga “Zahir Pajaziti”, teksa është prezantuar me pompozitet nga llapjanët si një futbollistë me CV mjaft të pasur.
27 vjeçari karrierën e ka nisur te Shkëndija dhe është shpallur kampion në edicionin 2011/12.
Nga Shkëndija ka kaluar tek De Graafschap në Holandë, e pastaj tek MSV Duisburg. Ka bërë karrierë edhe tek Euromilk, ku më pas është rikthyer tek Shkëndija.
Taani e tri edicione ka qenë pjesë e Renovës, ku në stinorin e fundit është paraqitur në 31 ndeshje.
Ardhja e Abdullait është një afrim i bujshëm në klubin e Llapit që tani e “blindon” repartin e mbrojtjes.
Abdullai luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës, por mund ta bëjë mirë edhe pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, aty edhe ku ka luajtur te Renova në edicionin e fundit./Llapi.info