Skuadra nga Podujeva, KF Llapi ka sjellë një risi në futbolli kosovar, pasi së shpejti do të bëhet me dyqan online për tifozët e saj, njofton Llapi.info.

Tashmë finalizimi i marrëveshjes mes klubit të Llapit si dhe dy përfaqësuesve nga Gjermania është arritur, ka bërë të ditur klubi.

Llapi ka arritur marrëveshje me dy përfaqësuesit nga Gjermania, Alban Batatina dhe Ardian Batatina që të bëhet me fanshop dhe të ketë shitje të produkteve në mënyrë elektronike.

“Është finalizuar marrëveshja mes drejtuesve të klubit dhe dy përfaqësuesve nga Gjermania, Alban Batatina dhe Ardian Batatina që KF Llapi të jetë klubi i parë me Fanshop dhe produktet online në shitje. Pas kërkesave të shumta, tifozët e Llapit gjithandej së shpejti do kenë pajisjet e klubit si fanella, shalla, trenerka etj, që do mundësohen nga Fanshopi zyrtar i Llapit. Për hapat tjerë do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Llapi.info

RISI DHE SURPRIZË E MADHE PËR TIFOZËT E KLUBIT!Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Fanshopit dhe shitjes së…

Gepostet von K.F. Llapi am Montag, 29. Juli 2019