FFK ka mbajtur Kuvendin e Punës për vitin 2018, ku u morën disa vendime. Ky kuvend mbahet një herë në vit dhe pasqyron të arriturat e kësaj Federata brenda 12 muajve.
Delegatët kanë votuar për Raportin e Punës dhe Raportin Financiar për vitin 2018 në FFK, Raportin e Garave dhe parashtresa e ankesa dhe vendime të ndryshme.
Është vendosur po ashtu që të ndahet një pagë për familjen e legjendës Fadil Vokrri, që vdiq vitin e shkuar.
Edhe pse ishte paralajmëruar se mund të ketë mocion për shkarkim të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në këtë kuvend është zbuluar edhe skuadra me shikueshmërinë më të lartë në Superligë dhe në Ligën e Parë, shkruan Llapi.info
Sipas FFK-së, Llapi kishte shikueshmërinë më të lartë nga të gjitha skuadrat e Ipko Superligës, me arsyetimin për formën e mirë që klubi nga Podujeva ka treguar.
Ndërkaq, skuadra lider në Ligën e Parë, Vushtrria, prinë edhe për nga shikueshmëria në këtë kategori të futbollit kosovar.
Po ashtu, Drenica është zgjedhur si skuadra më e disiplinuar e futbollit kosovar me vetëm 23 ndëshkime./Llapi.info