Krahas transferimeve të lojtarëve, Llapi ka arritur të angazhojë në kuadër të stafit teknik trajnerin kondicional nga Turqia, Mustafa Serdar Basaran, njofton Llapi.info.

41-vjeçari vjen Kosovë me një karrierë tejet të pasur, pasi që i njëjti qenë në shumë klube të mëdha në Turqi. Së fundi, ai ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnje-Hercegovinë.

“Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgaditur për stinorin e ri pranveror. Ai do jetë pjesë e jona për periudhën kohore të 6 muajve në vijim.41 vjeçari në karrierën e tij ka punuar në klube me emër në Turqi. Ai në edicionin e fundit ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnie-Hercegovinë, pastaj tek Instanbulspor dhe Adanaspor në Superligën turke, Adanademirspor FK, Denizlispor FK, në Kombëtaren e Turqisë gjatë fazës përgaditore”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit nga “Zahri Pajaziti”.

Ndërkohë, klubi nga Podujeva tashmë ka udhëtuar për në Shqipëri për fazën e mëtejshme përgatitore./Llapi.info