Llapi është njëra nga 4 skuadrat kosovare të cilat kanë marrë licencën për të luajtur në garat evropiane, njofton Llapi.info.

Për këtë ka vendosur sot Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s.
Përveç Llapit klubet tjera të licencuara janë kampioni i ri Trepça 89, Prishtina dhe Feronikeli, ndërsa Liria dhe Besa nuk janë licencuar për garat europiane./Llapi.info