Llapi ka fituar me vështirësi dhe rezultat minimal 1-0 në udhëtimin e tyre te Flamurtari në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ipko Superligë, njofton Llapi.info
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët krijuan disa raste.
Rasti i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 32-të, ku Alban Shillova nuk arrin të shënojë drejt portës, duke shpërdoruar një rast ideal për shënim. Me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë në stadiumin “Xhemail Ibishi”.
Pjesa e dytë foli në të mirë të Llapit, të cilët vazhduan sulmet dhe rastet në drejtim të Flamurtarit, teksa gjetën edhe golin në minutën e 85-të, përmes Behar Maliqit.
Llapi në fund të ndeshjes pati edhe raste tjera, por që nuk u konkretizuan me gol.
Pas kësaj fitore, Llapi ka 32 pikë në vendin e tretë, ndërsa Flamurtari radhitet në pozitën e gjashtë me 22 sosh.
Llapi ndeshjen e ardhshme do ta luajë para publikut vendas ku do të jetë nikoqir i Lirisë së Prizrenit. Në anën tjetër, skuadra nga kryeqyteti kosovar, Flamurtari udhëton drejt Drenasit për tu përballur me Feronikelin./Llapi.info