Klubi Futbollistik nga Podujeva F.C Llapi ka lëshuar një komunikatë pas arrestimit të personit i cili sulmoi të dielen gjyqtarin Erduan Baliqi, në përballjen Llapi- Feronikeli në Merdarë, njofton Llapi.info

Përmes kësaj komunikate Llapi ka falënderuar Policinë e Kosovës për kapjen e sulmuesit ndërsa, gjyqtarit Baliqi, bardh e kaltrit i kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Lexo: Arrestohet sulmuesi i gjyqtarit në ndeshjen Llapi – Feronikeli

Ja edhe komunikata e plotë e Llapit:

F.C. “LLAPI” është mirënjohës ndaj Policisë së Kosovës për kapjen e huliganit, i cili të dielën e goditi referin anësor me një guri nga një largësi në pjesën ku nuk ka tribuna, me ç’rast ka dëmtuar rëndë imazhin e klubit tonë, por edhe tërë futbollin kosovar. Për ne si klub është një satisfakcion kapja e tij dhe sjellja para drejtësisë, andaj shpresojmë në organet shtetërore, që ky person të merrë dënimin e merituar, ndërsa referit anësor, Erduan Baliqi i dëshirojmë shërim të shpejtë. /Llapi.info