Llapi ka arritur të shënojë fitore si mysafirë në Pejë kundër Besës me rezultat 3-4 , njofton Llapi.info
Skuadra nga Podujeva e nisi mirë ndeshjen kur pas vetëm 20 minutave lojë, Gentrit Begolli shënoi për 0-1.
Sulmuesi i krahut Gentrit Begolli nuk u ndal me kaq, pasi që në minutën 38-të dyfishoi epërsinë për skuadrën llapjane.
Me rezultat 0-2, skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.
Me të filluar pjesa e dytë sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku trefishoi epërsinë kur në minutën e 47-të shënoi nga penaltia.
Ndërsa, vetëm një minutë më vonë, Besa e Pejës mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi që Florent Papuqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Besa arriti në minutën e 70-të të ngushtojnë epërsinë me anë të Florent Qorraj. Mirëpo, ishte Daku përsëri që shënoi për Llapin në minutën e 79-të.
Kurse në minutat e fundit Festim Kasapi, arriti të shënoj dy gola të shpejtë për Besën dhe me rezultat 3-4 përfundoi ndeshja.
Me këtë fitore Llapi përfundon kampionatin në pozitën e tretë me 54 pikë të grumbulluara./Llapi.info