Llapi ka regjistruar fitoren e tretë rresht në kampionat, pasi që në udhëtim ka mposhtur 1-2 kampionin në fuqi, Feronikelin, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë në “Rexhep Rexhepi” solli disa raste shënimi, teksa llapjanët zhbllokuan rezultatin në minutën e 41’ me anë të Mentor Zhdrellës, gol me të cilën përfundoi pjesa e parë në Drenas.

Sebino Plaku i Llapit realizoi gol në minutën e 63’, por që u anulua për pozitë jashtë loje. Tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Nikli barazoi rezultatin (1-1) me anë të Mevlan Zekës.

Krejt në fund të ndeshjes, Mërgim Pefqeli realizoi për 2-1, kështu duke i dhuruar tri pikë të arta klubit nga Podujeva.

Me këtë fitore, Llapi arrin kreun e tabelës me 17 pikë aq sa ka edhe Ballkani, ndërsa pas disfates Feronikeli radhitet në pozitën e tretë me 15 pikë të tubuara.

Në ndeshjen e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Ferizajn, ndërsa Feronikeli udhëton në Mitrovicë për t’u ndeshur me Trepçën ’89./Llapi.info