Llapi ka arritur të shënojë fitore ndaj Partizanit B të Shqipërisë, njofton Llapi.info.

Ekipi nga Podujeva triumfoi me rezultat 3-1 përballë ekipit B të Partizanit, duke arritur te triumfi në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishin Arbnor Ramadani dhe Mentor Zhdrella që realizuan në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes për t’i arkëtuar pikët e plota nga ky duel. Serinë e golave e hapi Ersil Ymeri.

Llapi gjendet në fazën përgatitore në Shqipëri, teksa gjatë ditës së djeshme ka fituar edhe ndaj ekipit të Tërbunit.

Në këtë sfidë shkëlqeu futbollisti i talentuar i kësaj skuadre Valmir Veliu, i cili realizoi dy gola, ndërkohë me nga një tjetër kontribuuan edhe Mentor Zhdrella dhe ardhja e fundit kësaj skuadre Ersil Ymeri./Llapi.info