Llapi ka pësuar humbjen e tretë rresht, duke u mposhtur të dielën nga Ferizaj me rezultat 2-1, raporton Llapi.info.
Nikoqirët ferizajas të dy golat i shënuan në pjesën e parë. Golin e epërsisë së parë të Ferizajt e shënoi Astrit Fazliu nga penalltia në minutën e 29-të. Golin e dytë Ferizaj e realizoi në fundin e pjesës së parë nëpërmjet Ramush Ramadanit.
Në të dytën, Llapi e gjeti vetëm një gol. Ilir Krasniqi realizoi në të 74’ për rezultatin final 2-1, në të mirë të vendasve.
Pas kësaj humbje, Llapi bie në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm pesë pikë të tubuara, ndërkohë që Ferizaj ka gjashtë sosh dhe pozicionohet në vendin e gjashtë./Llapi.info