Ndeshja e radhës që do të zhvillojë ekipi i Llapit është ajo me ekipin e Feronikelit, ku Llapi do të luaj si musafirë.
Ndeshja do të luhet ditën e shtunë me datë 05.03.2016 në ora 13:30.
Feronikeli ndeshjen e fundit kishte luajtur me ekipin e Istogut ku ndeshja kishte përfunduar pa gola, përkundër kësaj ky ekip vazhdon të kryesojë tabelën e Superligës me 32 pikë .
Gjithashtu, edhe ekipi i Llapit ka barazuar në ndeshjen e fundit me ekipin e Gjilanit duke mbetur kështu në vendin dytë të tabelës me 31 pikë.
Nëse Llapi e fiton ndeshjen me Feronikelin atëherë ajo do të kalojë në vendin e parë në tabelën e Superligës.