KF. “Llapi” nesër në ora 11:00 do të fillojë përgaditjet për stinorin pranveror në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës, njofton Llapi.info. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqën zyrtarë në “Facebook” të KF. “Llapi”.

Siç kanë shkruar ata, trajneri i tyre, Tahir Batatina, ka thënë: “Duhet të përgaditemi maksimalisht për këtë stinor që do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për titull dhe shpresojmë se në fund të sezonit të shpallemi kampjon”.

KF. “Llapi” stinorin pranveror e fillon me pozitën e dytë në tabelen e Raiffeisen Superligës së Kosovës me vetëm një pikë më pak se lideri aktual i tabelës, Ferronikeli./Llapi.info