Synimi i Llapit drejt kupës së Kosovës do të vazhdoj nesër ndaj Lirisë në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info.

Në çerekfinale llapjanët do të presin Lirinë e Prizrenit nga ora 13:00.

Llapi i cili së fundmi barazoi ndaj Ferizajit pa gola në Podujevë, është shkëputur 10 pikë nga udhëheqësi i parë Trepça 89’ dhe synimi i vetëm për garat Evropiane për bardh e kaltrit nga Podujeva, është kupa e Kosovës.

Llapi në çerekfinale të kësaj gare kaloi pasi mposhti Feronikelin e Drenasit javë më parë me rezultat 2-4 pas ekzekutimit të penaltive./Llapi.info