Klubi nga Podujeva, KF Llapi sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar, njofton Llapi.info.
Me fillimin e përgatitjeve, kryetrajneri i klubit Tahir Batatina, u ka thënë lojtarëve se klubi edhe sezonin e ri do të jetë konkurrent për titullin kampion.
“Podujevë, 5 korrik 2019 – Shtabi teknik, futbollistët e KF Llapi, së bashku edhe me disa futbollistë që u testuan ku së shpejti do merret vesh e ardhmja e tyre, kanë nisur përgaditjet për edicionin e ri të Superligës.
Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina u ka bërë të qartë futbollistëve se nga sot fillon një nismë e re e përbashkët ku do jemi konkurent për titullin kampion dhe daljen në Evropë”, ka njoftuar klubi.
Theksojmë se Llapi sezonin e kaluar ka përfunduar në pozitën e tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll./Llapi.info