Flitej se Llapi mund ta nisë edicionin e ri në stadiumin e renovuar të qytetit “Zahir Pajaziti”, por kjo nuk do të jetë e mundur.

Stadiumi në Podujevë ende nuk është gati, derisa Llapi sfidën e së dielës me Trepçën do ta luajë në Merdar, shkruan Gazeta Sheshi.

Por, me gjasë, sfida me Lirinë mund të jetë e fundit në Merdar, pasi Llapi duelin e radhës me Lirinë në kuadër të javës së pestë do ta luajë në “Zahir Pajaziti”.

Kjo për faktin se llapjanët në xhiron e tretë dhe katërt janë mysafirë të Dritës, respektivisht të Trepçës ’89.