Llapi sot ka prezantuar përforcimin e pestë me radhë, njofton Llapi.info
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Ardian Hotin i cili së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës nga Obiliqi, KEK-u.
Hoti me klubin nga Podujeva sot ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare duke u prezantuar në praninë e klubit.
Ndërkohë, 22 vjeçari Ardian Hoti karrierën e ka filluar te Prishtina dhe tek Besëlidhja në grupmoshat e reja. Pastaj ishte pjesë e 2 Korrikut dhe së fundmi KEK-ut me të cilën skuadër u shpall kampion i Ligës së Parë./Llapi.info