Klubi futbollistik Llapi për Llapi.info ka përsëritur qëndrimin e njëjtë për mosnjohjen e të ashtuquajturës kryesi të re të tifozerisë “Legjendat”.
“Sa i përket kësaj cështje, ne kemi deklaruar edhe me një postim ku kemi cekur se nuk është e vërtetë lajmi i përhapur”, thuhet në përgjigjie.
Më tej në përgjigje thuhet se nëse kjo kryesi pranohet, do të bëhet në kuvendin e punës por sipas tyre tifozeria ka udhëheqës Bajram Bejtullahun.
Më tej “LLapi” në përgjigje shkruan se nuk ka informata për paralajmrimin e trazirave dhe protestave nga ky grup i tifozerisë.
“Sa i përket trazirave dhe ndërprerjeve nuk jemi të informuar, por një klub nuk dëshiron bojkot të tifozëve sepse ata janë lojtari i 12të në fushë”, thuhet në përgjigjie.
Kf “Llapi” është distancuar nga deklaratat e tifozëv të cilët kanë paralajmruar protesta dhe trazira nëse nuk njihet kryesia e re.