Llapi sot pret Ballkanin në javën e tretë në elitën e futbollit kosovar, njofton Llapi.info.
Ndeshja do të nis nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, duke parë renditjen e dy skuadrave në tabelë. Në këtë sfidë bardhëekaltrit e Tahir Batatinës hynë pas humbjes dëshpëruese ndaj Drenicës, ndërsa Ballkani deklasoi kampionin aktual Feronikelin.
Llapit i duhen pikët e plota për t’u këndellur ndaj humbjes në “Bajram Aliu”, teksa fitoren synim e ka edhe Ballkani i Ismet Munishit.
Selim Isufi me ndihmësit Lumturije Muhadri dhe Besnik Morina do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje./Llapi.info