Klubi nga Podujeva, KF Llapi është duke vazhduar me transferime të lojtarëve, njofton Llapi.info
Së fundi, klubi nga “Zahir Pajaziti”, është përforcuar me mesfushorin brazilian, Bruno Arrabal.
Përmes një postimi në Facebook klubi llapjan bën të ditur se Arrabal ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
“Bruno Arrabal, 27 vjeç, i lindur më 22.02.1992, është mesfushor defanziv i cili vjen nga Kategoria Superiore, në sezonin e fundit u paraqit në 21 ndeshje për Kamzën”, ka njoftuar klubi./Llapi.info