Skuadra nga Podujeva, KF Llapi e ka prezantuar sot portierin Amrush Bujupi, njofton Llapi.info.

Bujupi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin llapjan. Te Llapi, portieri 189 centimetra është transferuar nga Drenasi.

“Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me portierin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi. Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shiritin e kapitenit të skuadrës. Portieri i gjatë 1.89 m është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare dhe do jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024”, shkruan në njoftimin e Llapit./Llapi.info