Llapi përforcohet me Rinor Hoxhën
Sport
Gazeta Express03/01/2023 16:57
Rinor Hoxha është përforcimi i parë i KF Llapit në afatin kalimtar të janarit.
Qendërsulmuesi me klubin nga Podujeva ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, shkruan Gazeta Express.
Hoxha gjatë gjysmës së edicionit vjeshtor u paraqit te Vllaznia e Pozheranit, ku në 10 ndeshje shënoi 6 gola.
22-vjeçari do të fillojë që nga dita e nesërme me përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.
Njoftimi i plotë i KF Llapit:
“Me transferimin e Rinor Hoxhës e hapim edhe zyrtarisht afatin kalimtar të janarit!
KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruajnë kontratë tri-vjeçare.
Hoxha rikthehet nga Kanada për t’iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit.
Në fakt, marrëveshja me ish-sulmuesin e Vllaznisë Pozheran është arritur para një muaji por sot ai ka ateruar nga Kanada dhe do i bashkangjitet pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet parasezonale që nisin nesër.
22-vjeçari para se të udhëtonte drejt Kanadasë për arsye familjare, gjatë gjysmës së edicionit vjeshtor është paraqitur tek Vllaznia e Pozheranit në 10 ndeshje dhe ka arritur t’i realizoj 6 gola.
Prezantimin e tij e ka bërë Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugën drejt realizimit të objektivave të klubit”.