1 me 0 në favor të Hajvalisë ka përfunduar ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Kishnicë” në Hajvali mes KF. “Hajvalia” dhe KF. “Llapi”.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, derisa ekipi i Hajvalisë arriti që në pjesën e dytë të ndeshjes të shënoi golin e fitores, golë ky i cili u siguroi atyre tre pikë të vlefshme.

Me këtë fitore KF. “Hajvalia” gjendet në pozitën e 4-të të tabelës së Raiffeisen Superligës së Kosovës me 15 pikë, ndërsa KF. “Llapi” gjendet në pozitën e 5-të me 14 pikë./Llapi.info