2 me 1 në favor të KF. “Prishtina” ka përfunduar ndeshja mes KF. “Prishtina” dhe KF. “Llapi”.
Golat për ekipin e Prishtinës i shënoi Shend Kelmendi në minutën e 13’ dhe Bashkim Shala në minutën e 84’, ndërsa për ekipin e Llapit golin e vetëm e shënoi Getoar Dragusha në minutën e 26 nga një penalti.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Prishtinës në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës.
Pas kësaj ndeshje KF. “Prishtina” arrin kuotën e pikëve në 4 pikë, ndërsa KF. “Llapi” mbetet me 3 pikë./Llapi.info