Përfundon ndeshja Liria – Llapi, e cila është zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në qytetin e Prizrenit.
Ndeshja ndërmjet Lirisë së Prizrenit dhe Llapit nga Podujeva ka përfunduar me rezultat 5-2 në të mirë të ekipit Prizrenas.
Llogarinë e golave për ekipin e Lirisë e hapi Florim Bërbatovci në minutën e 15’ duke ndryshuar rezultatin në 1-0, epërsinë në 2-0 e rriti Blendi Manaj, ndërkaq rezultatin e ndryshoi lojtari i Llapit Leotrim Kadriu duke shënuar autogol duke dërguar rezultatin në 3-0 për ekipin Prizrenas.
Në minutën e 57’ Getoar Dragusha ishte ai i cili shënoi gol për ekipin llapjan,mirëpo Prizrenasët nuk u ndalën me kaq duke thelluar rezultatin në 4-1 me golin e dytë nga Blendi Manaj, dhe golin e fundit për ekipin Prizrenas e shënoi Liridon Fetahaj në minutën e 77’ për rezultatin 5-1.
Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Ilir Blakçori i ekipit llapjan duke e ndryshuar rezultatin në 5-2, dhe duke e përmbyllur ndeshjen e sotme të luajtur në Prizren, raporton Llapi.info .
Kjo gjendje e ekipit llapjan nuk është aspak e kënaqshme as për drejtuesit e klubit e as për tifozët llapjan.
Rezultati përfundimtar: Liria 5-2 Llapi./Llapi.info