Llapi ka pësuar disfatën e parë pas 14 ndeshjesh të zhvilluara në Superligën e Kosovës në futboll, duke u mposhtur në udhëtim te Ballkani me rezultat 1-0, raporton Llapi.info.

Të dyja ekipet patën disa raste shënimi në pjesën e parë, por që të njëjtat s’u konkretizuan. Me rezultat të barabartë 0-0 u mbyll pjesa e parë në Suharekë.

Në të dytën, ishin mysafirët që kaluan në epërsi. Ishte minuta e 73’, kur Ermal Krasniqi shënoi për 1-0, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi.

Pas kësaj humbjeje, Llapi ka 39 pikë dhe vazhdon të jetë në vendin e katërt, ndërkohë që Ballkani kryeson në tabelë 48 pikë të tubuara.

Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Drenicën, kurse Ballkani do të jetë mysafir i Malishevës./Llapi.info