Skuadra nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi, ka pësuar humbje nga Buducnosti me rezultat 2-0, raporton Llapi.info.
Llapjanët nuk ishin në më të mirë e tyre, duke rrezikuar vetëm në herë portën për 45 minuta, ndërsa pranuan dy gola dhe një karton të kuq.
Në minutën e 23-të u hap ndeshja kur Lazar Mijovic shënoi për 1-0. Llapi mbeti me dhjetë lojtarë kur Bienor Neto u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 30-të.
Nga ai aksion vendasit shënuan për 2-0 me Uros Ignjatovic. Përkundër që ishte me një lojtar më pak, Llapi arriti të mbahej dhe të mos pranonte më gola.
Në fund, ndeshja u mbyll me shifrat 2-0.
Javën tjetër, Llapi do ta presë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” Buducnostin dhe do t’i duhet një super paraqitje për të vazhduar tutje në raundin e dytë kualifikues./Llapi.info