Llapi ka pësuar humbjen e tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll, duke u mposhtur si mysafir i Dukagjinit me rezultat 3-2, raporton Llapi.info.
Dy gola u shënuan në pjesë të parë nga të dyja skuadrat. Nikoqirët dukagjinas kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Altin Mërlakut. Mysafirët llapjanë barazuan rezultatin 1-1 kur po zhvillohej minuta e 37’, me anë të Dardan Jasharit. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.
Në të dytën u realizuan edhe tre gola. Fillimisht Alrtin Merlaku realizoi golin e tij të dytë të takimit në minutën e 52-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi het-trikun e tij për 3-1.
Skuadra nga Podujeva i ngushtoi shifrat në 3-2 me golin e Valmir Veliut (62’), njëherësh ky ishte edhe epilogu përfundimtar në Klinë.
Llapi këtë edicion do ta përfundojë në vendin e katërt në tabelë, derisa pas 35 xhirosh ka 54 pikë të tubuara, katër pikë më shumë se Dukagjini që radhitet një pozitë më poshtë.
Në ndeshjen e fundit për edicionin 2021/22, Llapi e zhvillon në “Zahir Pajaziti” ndaj Prishtinës, ndërkohë që Dukagjini i shkon Malishevës./Llapi.info