Llapi ka pësuar humbje në shtëpi nga Prishtina me rezultat 1-2, në javën e katërt të Albi Superliga e Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.
Mysafirët nga kryeqyteti shkuan në pushim prej 15-minutash me një gol epërsi. Ishte minuta e (14’), kur Kreshnik Uka ekzekutoi saktë penaltinë e fituar, për t’i kaluar prishtinasit në avantazh prej 0-1.
Në të dytën, ishin sërish kryeqytetasit që tunden portën llapjane. Endrit Krasniqi shënoi për ekipin e tij në minutën e (58’), për t’i ngritur shifrat në 0-2.
Llapi u rikthye në lojë tek në minutën e (75’), kur ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 1-2. Trimror Selimi realizoi për Llapin.
Me këtë rezultat (1-2), edhe u mbyll kjo xhiro, e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”.
Llapi në katër ndeshjet e para ka një fitore, dy barazime dhe një humbje, derisa radhitet në pozitën e tretë me pesë pikë të tubuara, kurse Prishtina ka shtatë sosh në vendin e dytë.
Në javën tjetër, Llapi i shkon Dritës në Gjilan, kurse Prishtina pret Ballkanin./Llapi.info