Llapi ka pësuar humbje nga Ballkani me rezultat 0-3 në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës, shkruan Llapi.info.

Pjesa e parë e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat 0-1, me golin e shënuar nga Albion Rrahmani në minutën e 24’.

Në të dytën, mysafirët nga Suhareka realizuan edhe dy herë. Thaqi çoi rezultatin në 0-2, kurse Korenica në 0-3.

Pas 19 xhirosh, Llapi ka 20 pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë, kurse Ballkani ka 37 sosh dhe pozicionohet në pozitën e dytë./Llapi.info