Sot zhvillohet xhiroja e javës së 16-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës. KF. “Llapi” pret në takim KF. “Liria”, takim ky që zhvillohet në stadiumin në Merdar duke filluar nga ora 13:00.

Nëse KF. “Llapi” arrin të fitoj tre pikë, ai do të barazohet me liderin aktual të tabelës, Ferronikelin, i cili dje arriti të fitonte vetëm një pikë në ndeshjen kundër Gjilanit.

Ndërsa, KF. “Liria” gjendet në pozitën e tetë me 18-të pikë./Llapi.info