Pavarësisht kushteve të rënda në stadiumin e qytetit ‘’Zahir Pajaziti’’, futbollistët e Llapit arritën ta mposhtin Prishtinën me rezultat final 2 – 1.
Fillimisht shënoi Dardan Jashari me kokë në minutën e 3-të, kurse golin e dytë e realizoi Mërgim Boshnjaku, në minutën e 28-të, kur e shfrytëzoi një gabim të portierit Mushica. Ndërkohë, paraprakisht barazimin e përkohshëm Prishtinës ia dhuroi Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë në minutën e 12-të.
Videot paraqesin disa nga momentet e ndeshjes të zhvilluar në kushte të vështira.