Llapi u është rikthyer fitoreve në kampionat, pasi në shtëpi ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 4-1, raporton Llapi.info.
Fillimisht nikoqirët u gjenden në disavantazh, pasi që në minutën 1’ Muharrem Jashari realizoi për 0-1, derisa me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.
Pjesa e dytë foli në të mirë të llapjanëve, teksa përmbysën rezultatin për 10 minuta, duke realizuar tre gola. Serinë e hapi sulmuesi Labinot Osmani në minutën e 66’, për 2-1 u përkujdes Bunjamin Emini në minutën e 71’, ndërsa Osmani realizoi në minutën e 76’ për t’i ngritur shifrat në 3-1.
Krejt në fund të ndeshjes për epilogun përfundimtar 4-1 u përkujdes Muhamet Hyseni.
Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 20 pikëve dhe radhitet në pozitën e dytë, një më pak se lideri Gjilani, ndërsa Trepça ‘89 ka 10 pikë në vendin e shtatë.
Në xhiron e radhës, Llapi dhe Gjilani zhvillojnë derbin javës së 11-të, kurse Trepça ’89 pret Ferizajn./Llapi.info