Klubi Futbollistik Llapi, ka rikthyer në skuadër trajnerin Blerim Bunjaku.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Llapit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Bunjaku ka nëshkruar kontratë 1.5 vjeçare dhe është i çertifikuar me licencën B të UEFA-s.
28 vjeçari rikthehet te Llapi pas një eksperience mjaft të suksesshme me Feronikelin 74, me të cilët u shpall kampion vjeshtor, si ndihmëstrajner i parë i ekipit.
Bunjaku dy vite më parë kishte drejtuar me mjaft sukses ekipin e Juniorëve të Llapit si kryetrajner