Ekipi bardh e kaltër nga Podujeva, Llapi ka arritur që të shënoj fitore ndaj Hajvalisë me rezultat të thellë 3-1 dhe kështu edhe është shpallur nënkampion vjeshtor i Superligës së Kosovës, shkruan Llapi.info.
Me golat e Florim Bërbatovci, Edon Zeqirit dhe Berat Hysenit llapjanët siguruan fitoren që edhe u siguroi atyre pozitën e dytë në tabelë.
Pjesa e parë e kësaj përballje nuk solli edhe aq shumë raste të mira shënimi. Llapi ishte më këmbëngulës dhe kështu falë përpjekjeve erdhi deri te goli kur Bërbatovci shënoj në minutën e 35-të për 1- 0.
Pjesa e dytë e këtij takimi filloi sërish me Llapin ofanziv dhe më këmbëngulës, ku falë saj realizoi dhe 2 gola tjerë. Vetëm pas 7 minutash erdhi edhe goli i dytë. Edon Zeqiri shënoi për 2 me 0 në minutën e 52-të. Por pa kaluar 3 minuta nga goli i dytë, Berat Hyseni realizoi për 3-0 në minutën e 55-të.
Deri në fund të kësaj përballje Llapi kishte edhe shanse tjera por që nuk rezultuan me gola të shënuar. Në minutën e 90 Hajvalia shënoi edhe golin e nderit për 3-1.
Llapi me këtë fitore tubon 36 pikë, një më shumë se Prishtina në pozitën e tretë e cila dje barazoi pa gola në derbin me Feronikelin dhe 3 më pak se vendi i parë Trepça ‘89/Llapi.info