Nesër do të luhet ndeshja kthyese e gjysmëfinalës së Kupës së Kosovës në mes të Llapit dhe Prishtinës e cila do të zhvillohet në Merdarë, njofton Llapi.info.
Ekipi i Prishtinës udhëton për në Merdarë me një epërsi prej tri golash, mirëpo përkundër kësaj Llapi shpreson se do të kalojë në finale.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka shkruar se ekipi i Llapit është i përqendruar në Kupën e Kosovës./Llapi.info