Llapi dhe Dukagjini kanë barazuar pa gola në xhiron e zhvilluar në Klinë, raporton Llapi.info.

Fillimisht nikoqirët rrezikuan portën kundërshtare në minutën e 20’, e më pas llapjanët me Valmir Veliu 29’ dhe Nertil Hoxhaj 35’, por që rastet s’arritën t’i konkretizonin me gol.

Krejt në fund të pjesës së parë, shtylla shpëtoi Llapin pas goditjes nga Altin Mërlaku.

Edhe pjesa e dytë solli disa raste shënimi, por që epilogu përfundimtar mbeti 0-0.

Llapi me këtë barazim arrin në kuotën e 25 pikëve dhe radhitet në pozitën e gjashtë, kurse Dukagjini ka vetëm 9 pikë në pozitën e fundit në tabelë.

Në xhiron e radhës, Llapi zhvillon derbin në Podujevë me Feronikelin, e Dukagjini udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën 89’./Llapi.info