Sot, dueli mes KEK-ut dhe Llapit do ta hapë stinorin pranveror të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, njofton Llapi.info

Kjo ndeshje do të luhet prej orës 13:30 në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit dhe i takon xhiros së 18-të.

Llapi në këtë ndeshje kundër ekipit të fundit në kampionat, do të kërkojë fitore për të mbetur në garë për titullin kampion i Supërligës së Kosovës në futboll.

Ndërkohë, Llapi pas 18-xhirove radhitet në vendin e tretë me 35 pikë të tubuara, pesë pikë më pak se lideri Prishtina, derisa KEK-u gjendet në pozitën e parë nga fundi me vetëm një pikë tubuar./Llapi.info