Ekipi FC “Llapi” do të udhtojë sot për në Istog ku do të ndeshet me ekipin e KF “Istogu” duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, njofton Llapi.info.
Kjo është xhiro e 26-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës.
Ndeshjen e fundit Llapi e ka pritur në Merdare ekipin e Vushtrrisë ndaj të cilit fitoi me rezultat 3:0, ndërsa ekipi i Istogut ndeshjen e fundit ka luajtur me Gjilanin, ndeshje kjo që perfundoi me rezultat 1:0 në favor të Gjilanit./Llapi.info