KF. “Llapi” sot duke filluar nga ora 17:00 do të zhvilloj ndeshjen e parë për pikë në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshjen e parë ekipi llapjan do ta zhvillojë si musafir në stadiumin e KF. “Kosova e Vushtrris”.

Sot duke filluar nga ora 17:00 do të zhvillohen edhe ndeshjet tjera mes ekipeve garuese në kuadër të

Superligës, derisa dje KF. “Besa” si nikoqir arriti të siguronte tri pikë në ndeshjen kundër KF. “Hajvalia” e cila përfundoi me rezultat 1 me 0, ndërsa KF. “Ferronikeli” si musafir arriti të siguronte tri pikë në ndeshjen kundër KF. “Prishtina” e cila përfundoi me rezultat 0 me 1./Llapi.info