Llapi ka përforcuar repartin ofensivë me sulmuesin shkodran Jasmin Raboshta, njofton Llapi.info.
29-vjeçari në edicionin vjeshtor ishte pjesë e KF Vushtrrisë, por është larguar ditë më parë nga aty. Raboshta ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me Llapin me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Qendërsulmues i shumë skuadrave në Shqipëri, si dhe ka provuar aventurën për dy vite në Turqi, ku në total në karrierën e tij ka shënuar 120 gola. Raboshta vie si një përforcim me vlerë të madhe në repartin e sulmit”, ka njoftuar klubi nga Podujeva./Llapi.info