Llapi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit nga Pogradeci, Albi Çekiçi, njofton Llapi.info
Ai së fundmi ishte pjesë e Pogradecit në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, ku arriti të realizojë 14 gola në 19 ndeshje.
Albi Çekiçi, 25 vjeç, i lindur më 28.10.1992, ish-sulmuesi i Kamzës dhe Pogradecit në edicionin e ri do jetë pjesë e skuadrës së Llapit. Çekiçi gjatë viteve 2011-2016 ishte pjesë e Pogradecit ku në 106 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 78 gola.
Më pas ai u transferua te Kamza dhe në 8 ndeshje arriti të shënojë 26 gola, për tu rikthyer më pas te Pogradeci në edicionin që lamë pas ku shënoi 14 gola në 19 ndeshje.
Ndërkohë, Albi Çekiçi është transferimi i katërt me radhë i Llapit.